Home

Botime të reja

Lista e plotë

Flutura Açka

Mifi shqip

Aktivitete

Kontakt

Lidhje

Eskluzive

Një personazh i ri për fëmijët shqiptarë: MIFI


Ne vitrinën e librit shqiptar janë tashmë prej kohësh tre titujt e parë të kolanës së ilustruar për fëmijë të autorit shumë të njohur hollandez Dick (Dik) Bruna. I cilësuar si një nga ilustratorët më të veçantë në botë, i botuar në 40 gjuhë, Bruna vjen për të parë në Shqipëri nën siglën e botimeve të SKANDERBEG BOOKS dhe përshtatur mjeshtërisht nga perkthyesi Ukzenel Buçpapa. Mifi, ky personazh i Dick Bruna-s, është një lepurushe, shok i brezave të tërë fëmijësh kudo në botë. Autori i kësaj kolane është fitues i dhjetëra çmimeve ndërkombëtare, ndër të cilat ato të "Lapsit të Artë", "Furçës së Artë", "Furçës së Argjendë", i spikatur për thjeshtësinë e tij tipike, produkt i peizazhit dhe ngjyrave të Hollandës. Tre tituj ebotuar: "Mifi", "Mifi në plazh" dhe "Mifi në parkun e lodrave" janë edhe tre librat e para, të cilat SKANDERBEG BOOKS ka zgjedhur për t'i prezantuar fëmijëve shqiptarë personazhin që gati për tridhjetë vjet ka shëtitur në ëndrrat e shumë fëmijëve në botë, jo thjeshtë në formën e tij të botuar si libër, por edhe si lodër dhe forma të tjera që janë pjesë e asaj industrie edukative qe i ka munguar deri tani fëmijëve shqiptarë. Botimi i Mifit është i përshtatshëm për moshat parashkollore, nga dy vjet deri në klasat e para të ciklit të ulët dhe është pjesë e një kolane të gjatë që do t'i serviret lexuesit të vogël në të ardhmen.
Qëllimi i botuesit është t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë libra krejt ndryshe nga ç'është botuar deri tani, ku cilësia e lartë e botimit dhe përshtatshmëria e tyre për moshat e vogla do të ndihmojë në edukimin e fëmijëve me tjetër shije të ngjyrës dhe vlerës në përgjithësi.
Çdo libër mbart në vete një rrëfenjë e thurur bukur dhe e shoqëruar me figurë që është e kuptueshme lehtë dhe ku harmonia e të gjithë elementeve: ngjyrave, tekstit, formatit, cilësia e botimit, i bëjnë këto libra tërheqës dhe të pëlqyeshëm për fëmijët dhe tepër të veçantë në vitrinën e librit shqiptar.

Mifi
Dick Bruna
Ilustratori: Dick Bruna
(Përrallës për fëmijë)
Përktheu: Ukzenel Buçpapa
30 faq.
ISBN 90-76905-07-X
Çmimi 100 lekë
Mifi në plazh
Dick Bruna
Ilustratori: Dick Bruna
(Përrallës për fëmijë)
Përktheu: Ukzenel Buçpapa
30 faq.
ISBN 90-76905-08-8
Çmimi 100 lekë
Mifi në parkun e lodrave
Dick Bruna
Ilustratori: Dick Bruna
(Përrallës për fëmijë)
Përktheu: Ukzenel Buçpapa
30 feq.
ISBN 90-76905-09-6
Çmimi 100 lekë